Mbyllet baras pjesa e parë e derbit Prishtina – Feronikeli

18:53 | 6 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1 pjesa e parë e ndeshjes derbi në kryeqytet mes Prishtinës dhe Feronikelit.

Nikoqirët gjetën golin e epërsisë pas vetëm dy minutave lojë në stadiumin Fadil Vokrri duke shënuar nga penaltia me anë të Jonuzit, raporton portali arbresh.info.

Por, kampioni në fuqi u përgjigj menjëherë duke barazuar gjithçka në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Jean Carioca shënoi nga pika e bardhë në përballjen direkte me portierin Visar Bekaj për 1 me 1.

Skuadra nën udhëheqjen e Armand Dallkut vazhdoi dominimin në minutat në vazhdim, por nuk arritën të konkretizojnë rastet e tyre.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të xhiros së 14-të në Ipko Superligë.

Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohe reale edhe për 45 minutat tjerë të ndeshjes. /arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme