Google ADS

Mbyllen të gjitha ndeshjet e sotshme në Ligën e Kampionëve

22:57 | 3 Nëntor 2021
KRG

Sapo kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotshme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj Clubb Burgge me rezultat 4-1.

Paris Saint-Germain  e cila ka pasur shume mungesa të lojtarëve përshkak të lëndimeve, nuk ka mundur dot të i grumbulloj tre pikët e plota ndaj RB Leipzigut, andaj, ndeshja ka përfunduar me rezultat 2-2.

Andaj, pas këtyre ndeshjeve, ne grupin A, parisenët renditen në vendin e parë me dhjetë pikë, Mnahcester City ne vendi ne dyte me nëntë pikë, Clubb Burgge ne vendi ne katër me katër pikë dhe RB Leipzig ne vendin e fundit me asnjë pikë.

Lexo edhe:

Mbyllën pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së kampionëve

Kurse në grupin B, Ndeshja spektakulare mes Liverpoolit dhe Atletico Maridit, ka përfunduar në favor të anglezëve ku kanë shënuar fitore me rezultat 2-0.

Liverpool në tabelën e grupit B, zë vendi ne parë me 12 pikë, FC Porto në vendin e dytë me pesë pikë, Atletico Madrid në vendi ne katër me katër pikë dhe AC Milani në vendin e fundit me vetëm një pikë

Në grupin C, janë zhvilluar dy ndeshje ku Borussia Dortmund është ballafaquar ndaj Ajaxit, ku ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-3.

Ndërsa ndeshja tjetër ka qenë mes Sporting CP dhe Besiktasit ku Sporting CP ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0.

Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, Ajaxi renditet ne vendin e parë me 12 pikë, Borussia Dortmund ne vendi ne dytë me gjashtë pikë, Sporting CP në vendin e tretë me gjashtë pikë dhe Besiktasi ne vendi ne fundit me asnjë pikë.

Ndërsa në grupin D, është zhvilluar ndeshja mes FC Sheriff dhe Interit, ku italianët kanë fituar pikët e plota me rezultat 1-3.

Madrilenët të cilët janë pjesë e këtij grupit, janë të renditur në vendin e parë me nëntë pikë, Interi në vendi ne dytë me shtatë pikëm FC Sheriff në vendin e tretë me gjashtë pikë dhe Shakhtar Donetsk në vendi ne fundit me vetëm një pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme