Mbyllen pjesët e para: Pa gola në Prishtinë e Suharekë

17:09 | 16 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Kanë përfunduar pjesët e para në të dy takimet që janë duke u zhvilluar në Superligën e Kosovës.

Derbi i zhvilluar në “Fadil Vokrri” ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit është 0 – 0, rezultat i njëjtë edhe në takimin Ulpiana – Drenica, shkruan lajmi.net.

Prishtina dhe Gjilani janë duke zhvilluar ndeshje ofensive, me dy skuadrat që ende nuk i finalizuan rastet.

Rastin më të mirë në këtë pjesë e kishte Leutrim Kryeziu, që dështoi të shënonte në pozitën një kundër një.

Ndërkohë, skuadra e Ismet Munishit provoi të ndërtoi kundëraksione, që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Ndërkohë, në takimin tjetër, Drenica e ka dominuar Ulpianën.

Mysafirët janë më të mirë, por edhe vendasit gjithashtu kanë ndërtuar disa aksione, që në fund rezultuan të pasuksesshme.

Mbetet të shihet nëse këto dy takime do mbesin me këto rezultate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme