Edhe zyrtarisht kanë përfunduar Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Të filluara zyrtarisht më 23 korrik, Olimpiada vendosi “perdet” sot, teksa prej orës 13:00 me kohën tonë lokale filloi ceremonia përmbyllëse.
Tashm të gjitha garat kanë përfunduar, ndërsa kjo është edhe renditja e vendeve pjesëmarrëse.
Në renditjen e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse prin ShBA që e ka parakaluar në ditën e fundit Kinën dhe ka 113 medalje gjithsej, 39 të arta 41 të argjendta dhe33 të bronzta.
Pas saj vjen Kina me 88 medalje gjithsej. Ata kanë momentalisht 38 të arta, 32 të argjendta dhe 18 të bronzta, shkruan Gazeta Express.
Top-5shen e përmbyllin shteti nikoqit Japonia, Britania e Madhe dhe Komiteti Olimpik i Rusisë.
Kosova gjendet në vendin e 42-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta dhe në sportin e xhudos.
Kosova garoi me 11 sportistë në këtë Olimpiadë, pesë në xhudo, dy në not, një në shenjtari, një në boks, një në mundje dhe një në vrapim. Që të gjithë atletët kosovarë tashmë e kanë mbyllur garimin në “Tokyo 2020”./express/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...