Sot janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024, ku sportistët e SHBA-së ishin më të suksesshmit në fitimin e medaljeve.
Amerikanët vetëm në fund, në ndeshjen përfundimtare, dolën në krye të listës së vendeve me më së shumti medalje të arta.
Me triumfin e basketbollisteve amerikane në finale ndaj francezeve, SHBA-ja doli në vend të parë me 40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, pra gjithsej i kanë 126 medalje të fituara.
Deri në finalen e fundit, e para ishte Kina sa i përket të artave, me 40 të arta, 27 të argjendta e 24 të bronzta, duke përfunduar e dyta prej vendeve më të suksesshme. Kina fitoi 91 medalje gjithsej.
Japonia është e treta me 20 të arta dhe 45 medalje gjithsej, ndërsa pas tyre ishte Australia që fitoi 18 të arta e 53 medalje gjithsej, një rekord për këtë shtet.
Nikoqirja, Franca, renditet e pesta me 16 të arta dhe 64 medalje gjithsej. Pasojnë Holanda, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Italia e Gjermania.
Kosova është e 73-ta me një të argjendtë e një të bronztë, ndërsa Shqipëria ndan pozitën e 80-të me dy të bronzta.
91 vende kanë fituar medalje në Lojërat e Parisit, ndërsa më shumë se gjysma e vendeve të botës kanë mbetur pa medalje në Paris 2024. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...