Mbrojtësi shqiptar në drejtim të Turqisë

16:09 | 2 Korrik 2024
D.H

E ardhmja e Ardian Ismajlit mund të jetë në Turqi.

Besiktas është skuadra që synon të transferojë mbrojtësin shqiptar, me mediet italiane që raportojnë se drejtuesit e klubit turk që do të takohen shumë shpejtë me Empoli-n për të nisur negociatat.

27-vjeçari vjen pas një sezoni të mirë në aspektin personal, me Ismjalin që zhvilloi 27 ndeshje me Empoli-n, por duhet theksuar se në kampionatin e fundit mbrojtësi ”kuqezi” kaloi edhe një periudhë dëmtimi.

Sipas burimeve, Besiktas, klub në të cilin luajnë edhe Ernest Muçi dhe Milot Rashica është i vendosur për të mbyllur me sukses këtë operacion, për të përforcua repartin e mbrojtjes, një kërkesë e trajnerit holandez Giovanni Van Bronckhorst.

Ismajli ka kontratë me Empoli-n deri në verën e vitit 2025 dhe në një situatë të tillë klubi toskan do të shqyrtojë çdo ofertë në drejtim të mbrojtësit që ishte gjithashtu i grumbulluar me Shqipërinë në EURO2024, por që nuk luajti asnjë minutë.

Tani pritet me shumë interes për të parë se çfarë do të ndodh dhe nëse Besiktas do t’ia dal të transferojë Ardian Ismajlin./ss

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme