Egzon Binaku ishte prurja më e re e Panuccit në grumbullimin e fundit të ekipit kombëtar.
Një dëmtim i pengoi mbrojtësit debutimin me ekipin kombëtar. 22-vjeçari “braktisi” Suedinë për t’iu bashkuar Shqipërisë dhe ai e ndien veten më shumë se kurrë shqiptar, pavarësisht se ka lindur në Suedi.
Binaku aktivizohet te skuadra e Malmos dhe shorti i Ligës së Kampionëve e vuri përballë Dritës së GjilanitNjë sfidë speciale për lojtarin me origjinë nga Mitrovica, i cili nuk i ka shpëtuar intervistave të mediave suedeze.
Kujtojmë që takimi i sotëm mes Dritës dhe Malmos do të zhvillohet në stadiumin e Mitrovicë, pasi ai i Dritës nuk i përmbush kushtet e UEFA-s.“Familja e mamasë time është nga atje, mendoj se shumë do të më ndjekin në stadium.
Do të jetë shumë argëtuese.
Do të vijën shumë familjarë, mendoj se do të më mbështetin mua.Jashtë futbollit e njoh Mitrovicën, por nuk di gjë sa i përket futbollit, si do të jetë në tribuna. Kanë kaluar 5 vite që kur kam qenë atje herën e fundit.
Është qartësisht një shtet më i varfër, por ka klimë të mirë dhe është një vend i bukur. Padyshim që edhe atje ka qytete më pak të mira, ku ka të varfër, por kështu është kudo.
Nuk është se kam folur shumë me familjarët për ndeshjen me Dritën, por do të jetë shumë argëtuese të ndeshemi me ta.
Ne do t’i sulmojmë që në fillim, nuk do të jetë shëtitje, mendoj se do të kalojmë raundin e parë, do të shkojmë atje dhe të fitojmë”, u shpreh mbrojtësi shqiptar” është shprehur ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...