Luke Shaw pritet t’i mungojë Manchester United për 12 javë pas një tërheqjeje muskulore. 28-vjeçari u detyrua ta mbyllte në mënyrë të parakohshme ndeshje e fundjavës ndaj Luton Town, sfidë të cilën “Djajtë e Kuq” e fituan 1-2.
Ekzaminimet e fundit kanë zbuluar kohëzgjatjen që Shaw do të qëndrojë jashtë fushave dhe anglezi me shumë mundësi nuk do të mund të luajë më në këtë sezon dhe rrezikon dhe pjesëmarrjen në Euro 2024.
Lajmi vjen si një goditje jo vetëm për trajnerin Erik ten Hag, por edhe për Southgate të Anglisë që e ka aktivizuar mbrojtësin e majtë si titulluar në dy turnetë e fundit madhor, madje në Europianin e fundit, Shaw shënoi dhe në finale ndaj Italisë.
Ky është dëmtimi i dytë i rëndë për Shaw. 28-vjeçari mungoi nga gushti deri në nëntorin e kaluar për shkak të një problem të ngjashëm.
Luke Shaw ka luajtur vetëm 15 ndeshje për Manchester United këtë sezon në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që vjet luajti 47 ndeshje në të gjitha garat.
Erik ten Hag pritet të aktivizojë Victor Lindelof në mungesë të Luke Shaw, duke qenë se dhe Tyrell Malacia është i dëmtuar.
“Djajtë e Kuq” janë në një ecuri prej katër fitoresh radhazi në kampionat dhe për momentin mbajnë vendin e 6-të me 44 pikë, 5 pikë më pak se Aston Villa që ndodhet në vendin e 4-të që të çon në Champions League. Ndeshja e radhës për Manchester United është të shtunën ndaj Fulhamit të Armando Brojës në Old Trafford./ss
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...