Google ADS

Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu lëndohet – mungon disa javë

17:42 | 29 Tetor 2019
Arbresh Info

Qendërmbrojtësi i Kosovës dhe FC Zurich, Mirlind Kryeziu ka pësuar lëndim në ndeshjen e parafundit në Superligën e Zvicrës.

Kryeziu ka pësuar lëndim muskulor në ndeshjen kundër FC Luganos e cila u zhvillua më 20 tetor dhe për këtë do të mungojë për disa javë.

Ka qenë klubi që e ka konfirmuar lëndimin e tij.

“Qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu vuan nga një dëmtim prej ndeshjes ndaj FC Luganos me 20 tetor. Ai ka një lëndim muskulor dhe do të mungojë për dis javë”, thuhet në njoftimin e klubit Zurich.

Një dëmtim që do ta mbajë edhe jashtë ndeshjeve të Kosovës që zhvillohen në nëntor me Repulikën e Çekisë dhe Anglinë.

Bernard Challandes ka aktualisht në dispozicion Amir Rrahmanin, Fidan Alitin, Ibrahim Dresheviq dhe Arbenit Xhemaili, që kështu reparti defanziv do të kompletohet pa problem.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme