Google ADS

Mbrojtësi i Copenhagen për Garnachon: “Për mua ai është thjesht një palaço, me mentalitetin e një fëmije”

14:44 | 9 Nëntor 2023
D.H

Copenhagen arriti një fitore historike në Champions League teksa mposhti Manchester United me rezultat  4-3.

Pavarësisht suksesit, një prej lojtarëve të skuadrës daneze, Denis Vavro nuk i kanë dalë ende nervat me lojtarin Alejandro Garnacho.

Vavro zbuloi se në momentin kur Copenhagen fitoi të drejtën e ekzekutimit të 11-metërshit në fundin e pjesës së parë, Garnacho u afrua te pika e bardhë dhe tentoi të prishë terrenin.

Ish-mbrojtësi i Lazios, theksoi se ky veprim i argjentinasit është fëmijëror+ ndërsa shtoi se për të, Garnacho është thjesht një palaço.

“E pashë Garnachon që po mundohej të prishte terrenin te pika e bardhë e penalltisë në favorin tonë. Për fat një prej shokëve të mi ishte aty pranë dhe nuk e lejoi të dëmtonte terrenin. Është hera e dytë që e bën diçka të tillë.

Për mua ai është thjesht një palaço, me mentalitetin e një fëmije. Është ndryshe kur e bën këtë në minutën e 97 para publikut tënd, dhe është diçka tjetër ta bësh në transfertë para tifozerisë kundërshtare, për më tepër që bëhej fjalë për pjesën e parë të takimit”, theksoi Garnacho.

Të ngjashme