Mbrojtësi i Atletico Madridit, Alvaro Dominguez ka shpërthyer pas ndeshjes duke kritikuar superyllin Cristiano Ronaldos për mënyrën e festimit mbrëmjen e kaluar.
Pas finalizimit me sukses të hat-trickut duke e mposhtur 3 me 0 skuadrën e Atleticos për të arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3 me 2, Ronaldo kopjoi mënyrën e turpshme të festimit të trajnerit Diego Simeone, transmeton portali arbresh.info.
“Është pikërisht për shkak të sjelljes së tillë që ai kurrë nuk do të kujtohet në histori si një legjendë”, ka thënë Dominguez për TMW.
“Xavi, Iniesta dhe Zidane për shembull nuk kanë humbur asnjëherë kohë me provokime të kota dhe janë duartrokitur në të gjitha stadiumet kudo që kanë luajtur”, ka përfunduar Dominguez.
Ronaldo realizoi dy gola me kokë (49′, 27′), ndërsa golin e tretë e realizoi nga pika e bardhë në minutat e fundit të ndeshjes./arbresh.info/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A