Mbrojtësi i Ajax, Noussair Mazraoui dëshiron të transferohet te Barcelona

13:45 | 16 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Mbrojtësi i Ajaxit, Noussair Mazraoui është gati të transferohet te Barcelona.

Mbrojtësi i krahut përfundon kontratën në fund të sezonit dhe synon të largohet në qershor.

Gazetari, Gerard Romero raporton se Mazraoui i ka thënë agjentit të tij, Mino Raiola se dëshiron të transferohet te Barça vitin e ardhshëm.

Raiola u takua me presidentin e Barçës, Joan Laporta javën e kaluar në Paris, ku ata diskutuan disa nga klientët e tij, përfshirë Mazraoui.

Mbrojtësi i Ajax do të mbërrinte për të zëvendëusar Sergino Dest, i cili është gjithashtu një klient i Raiola dhe pritet të shitet – potencialisht që në janar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme