Mbretërit e Evropës

14:09 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Ronaldo dhe Salah janë mbretërit e Evropës për sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat, me nga 37 rrjeta. Ata kanë lënë prapa Messin e Immobilen me nga 36 gola.

Pothuajse për një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në Evropë duke regjistruar shifra të pabesueshme dhe duke e mbyllur vitin me më shumë se 50, 60 gola, derisa Leo kishte shkuar edhe në 73 finalizime në të gjitha garat në një edicion (2011/12), rekord historik ky, shkruan Gazeta Express.

Këtë edicion, fituesit e 10 Topave të Artë janë duke hasur në vështirësi që të shkëputën nga të tjerët, por ndeshje pas ndeshje po rikthehen të bëjnë atë që dinë më së miri, realizimin e golave…

Cristiano Ronaldo nuk luajti vikendin që lamë pas, por vazhdon të jetë i pari për gola të shënuar në të gjitha garat, me 37 finalizime, aq sa ka tani edhe Muhamed Salah që shënoi në fitoren e Liverpoolit kundër Crystal Palace.

Lionel Messi e shpëtoi Barcelonën nga humbja duke shënuar golin e barazimit kundër Sevillas në minutën e 89’të për të shkuar në kuotën e 36 golave në të gjitha garat, 26 në La Liga.

Golashënuesit më të mirë në Evropë deri më tani këtë sezon…

Cristiano Ronaldo: 37 gola, (35 ndeshje)

Mohamed Salah: 37 gola, (41 ndeshje)

Ciro Immobile: 36 gola, (39 ndeshje)

Lionel Messi: 36 gola, (44 ndeshje)

Harry Kane: 35 gola, (39 ndeshje)

Robert Lewandowski: 35 gola, (38 ndeshje)

Edinson Cavani: 33 gola, (38 ndeshje)

Sergio Aguero: 30 gola, (36 ndeshje)

Neymar: 28 gola, (30 ndeshje)

Luis Suarez: 25 gola, (41 ndeshje)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme