Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda janë vendosur të heqin dorë nga oferta e tyre për organizimin e Kupës së Botës 2030 në favor të nisjes së një përpjekjeje për të qenë nikoqir i Kampionatit Evropain 2028.
Figura të larta brenda Federatës Angleze të Futbollit besojnë se një ofertë për Kupën e Botës 2030 nuk ka gjasa të ketë sukses dhe vëmendja po kthehet drejt një propozimi alternativ për të arritur në EURO 2028.
“The Guardian” raporton se një ofertë e përbashkët nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda për Kupën e Botës përballet me ‘disa sfida’, duke përfshirë një ofertë të fortë evropiane të kombinuar nga Spanja dhe Portugalia dhe perspektiva e shumë vendeve të Amerikës së Jugut që të formojnë një ofertë të përbashkët në 100 përvjetorin e Kupës së parë të Botës në Uruguai.
Ekziston frika se oferta do të dështojë të fitojë mbështetje të gjerë nga secili prej 211 anëtarëve të kongresit të FIFA-s, me Anglinë që ka marrë vetëm dy vota gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur edicionin e 2018 të turneut.
Federata skoceze është gjithashtu e kujdesshme në lidhje me angazhimin për vitin 2030 pasi nuk ka marrë fonde nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për rinovimin e “Hampden Park” si pjesë e marrëveshjes.
Një qasje alternative për Kampionatin Evropian tani thuhet se është ‘duke fituar tërheqje’ brenda pesë shoqatave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, me një vendim, ose ofertë për të pritur Kupën e Botës 2030 që duhet të dorëzohet përpara 31 marsit./Arbresh.info
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri