Google ADS

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

08:06 | 18 Prill 2024
K.B

Manchester City dhe Real Madrid zhvilluan një ndeshje të fortë, ku në kohën e rregullt nuk kishte fitues 1-1 (4-4), ndërsa pas penalltive fitues dolën mbretërit.

Mbretërit arritën që të shënonin që në start të ndeshjes, kur kishin rastin e parë të mirë.

Rodrygo u gjend bukur në zonë dhe pas dy goditjeve arriti të gjejë rrjetën për 1-0.

Qytetarët u kundërpërgjigj me një rast te Erling Haaland, por gjuajtja e tij me kokë gjeti shtyllën.

Në minutën e 19-të, ishte radha e Bernardo Silvas, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Kevin de Bryne në minutën e 27-të gjuajti fuqishëm nga distanca, por gjuajtja e tij u ndal nga Andriy Lunin.

Pjesa e parë edhe pse u mbyll me epërsi të Real Madridit, ndeshja shkoi me një dominim të fuqishëm të Man Cityt, që ishin në ndjekje të rezultatit.

Me të filluar pjesa e dytë, Jack Grealish rrezikoi bukur me një gjuajtje, por goditja u prit nga Lunin.

Në minutën e 53-të, Phil Foden rrezikoi për të barazuar, por gjuajtja e tij u ndal nga Lunin.

Kur ndeshja po shkonte nga fundi, domini i Man Cityt shtohej, ndërsa në minutën e 76-të, erdhi goli i barazimit, me De Bruynen që nga afër gjeti rrjetën për 1-1.

Vetëm pas disa minutash, De Bruyne ka mundur ta dërgojë në epërsi Man Cityn, por nga afër nuk qëlloi portën.

Deri në fund të kohës së rregullt, vendasit e kërkuan golin e epërsisë, por që nuk ia dolën dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë.

Koha shtesë edhe pse kishte dominimin e vendasve në lojën me top, rastin më të mirë për gol e kishin mysafir.

Zhvillohej minuta e dytë e kohës shtesë të pjesës së parë të vazhdimeve, kur Antonio Rudiger befasisht doli para porte, por që gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Pas 30 minutash nuk kishte gola dhe fituesi u zgjodh me penallti.

Më të mirë nga 11 metra ishin Real Madridi që kaluan tutje. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme