Franca fitoi miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e kaluar kundër Italisë.
“Les Blues” regjistruan një fitore me rezultat të thellë 3 me 1 në stadiumin Allianz Riviera të Nices në takimin miqësor të zhvilluar kundër kombëtares së Italisë, shkruan portali arbresh.info.Samuel Umtiti dërgoi herët në epërsi francezët duke shënuar për 1 me 0 nga afërsia para se Antoine Griezmann të dyfishonte rezultatin për 2 me 0 pas golit të shënuar nga penaltia në minutën e 29′.
Italia arriti të ngushtojë epërsinë e nikoqirëve përmes Leonardo Bonuccit që mposhti portieri Hugo Lloris në minutën e 36′, por super talenti Ousmane Dembele tregoi më pas se ka një të ardhme të ndritur me golin e bukur që shënoi në minutën e 62′ për 3 me 1.Mirëpo, ylli i Barcelonës kishte një shans të mrekullueshme menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë duke paralajmëruar kombëtaret e tjera pse duhet t’i frikësohen skuadrës së Didier Deschamps në Kampionatin Botëror.
Në videon më poshtë mund të shikoni rastin ku Dembele tregon shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme në një kundërsulm para se të godas shtyllën./arbresh.info/
https://twitter.com/bcentremedia/status/1002654111093776384
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...