Mbrëmë ka ndërruar jetë Agim Dushi, ish-basketbollist i njohur kosovar.
Dushi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e KB ElektroKosova në vitet 1970-të, ndërsa mandej ka vazhduar karrierën si gjyqtar.
Ai është vlerësuar si njëri ndër gjyqtarët më të mirë të basketbollit që ka pasur ndonjëherë Kosova.
Faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovë (FBK), ka shkruar se Dushi ka qenë mbështetës teknik gjithashtu edhe financiar i KB Prishtinës, Superligës së Kosovës dhe Shoqatës së Gjyqtareve të FBK-së.
Postimi i plotë:
Komuniteti i basketbollit e pranoi sot me dhimbje të thellë ikjen në amshim të doajenit të basketbollit Agim Dushi, përcjell arbresh.info.
Axha Agim ishte basketbollist i KB Elektrokosova në vitet e 70’ta, më pas gjyqtar shumëvjeçar në liga të ndryshme jugosllave. Konsiderohet, pas Mithat Belegut, si gjyqtari më i mirë që e ka pas Kosova në shekullin e kaluar. Në vitin 1980 e fiton thirrjen e gjyqtarit federativ në Jugosllavi dhe për gati një dekadë ka mbi 30 ndeshje në Ligën e Parë Federative, ndër më të fortat në Evropë, në atë kohë. Në total ka qenë gjyqtar në rreth 150 ndeshje të rangjeve federative në Jugosllavi, meshkuj e femra.
Pas luftës ka pasur biznes të suksesshëm dhe për vite me radhë ka qenë mbështetës teknik ose financiar i KB Prishtinës, Superligës së Kosovës dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së.
Agim Dushi do të kujtohet si një nga kontribuuesit më të mëdhenj për pavarësimin dhe promovimin e basketbollit kosovar.
Gjithashtu, Komiteti Olimpik i Kosovës, sot ka dërguarin një telegram ngushëllimi, ku kanë shprehur ngushëllime për familjen Dushi.
Telegrami i plotë:
E nderuara familja Dushi.
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit dhe kontribuesit të madh të sportit të basketbollit, Agim Dushi.
Dushi ishte basketbollist i KB Elektrokosova në vitet e 70’ta, më pas gjyqtar shumëvjeçar në liga të ndryshme jugosllave.
Pas Mithat Belegut, konsiderohet si gjyqtari më i mirë që e ka pas Kosova në shekullin e kaluar në basketboll.
Në vitin 1980 e fitoi thirrjen e gjyqtarit federativ në Jugosllavi dhe për gati një dekadë ka mbi 30 ndeshje në Ligën e Parë Federative, ndër më të fortat në Evropë, në atë kohë. Në total ka qenë gjyqtar në rreth 150 ndeshje të rangjeve federative në Jugosllavi, meshkuj e femra.
Pas luftës, ai kontribuoi në zhvillimin dhe masivizimin e basketbollit, por edhe sportit në përgjithësi, si biznismen i suksesshëm, duke përkrahur klube të ndryshme.
Në emrin tim personal dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, Federatës së Basketbollit të Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.
Me respekt,
Ismet Krasniqi
President i Komitetit Olimpik të Kosovës. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...