Nata e së martës në Champions League ishte e çmendur nga numri i golave të shënuar.
Në nëntë ndeshjet e para të raundit të pestë rrjetat u qëlluan hiq më pak se 40 herë. Krye kërdi bëri Atletico e Madridit, që i rrasi gjashtë gola në portën e katër shqiptarëve të Sparta Pragues.
Po aq, gjashtë, i dha edhe Atalanta italiane e Berat Xhimshitit, e cila luajti si mysafire ndaj Young Boys të Zvicrës, që megjithatë, arriti ta jap një gol nderi. Granit Xhaka me Bayerin e tij tmerroi Salzburgun austriak, 5 me 0. Bindës, me pesëshe performoi edhe Arsenali, që megjithatë, hëngri një gol nga Sportingu portugez. Gola shumë, gjashtë, por pa fitues, pati edhe në “dështimin” e ri të Mancheter Cityt të Pep Guardioles ndaj Feyenordit holandez, 3 me 3. Milan shënoi po kaq gola, por, për dalin nga “sheikët” fitoi si mysafire e Slovan Bratislavës, që nuk ia doli të marrë ndonjë pikë, ani se i dha dy gola, njofton Klankosova.tv.
Ekipet fituese më të “lodhura” në këtë xhiro ishin Inter Milan, që si vendës mezi triumfoi 1 me 0 ndaj Leipzigut gjerman, dhe Bayerni i Munihut që po me të njëjtin rezultat mposhti PSG-në. Barceloni bëri rutinën, teksa fitoi 3 me 0 ndaj Brestit francez.
Numri prej 40 golave në një natë nuk është edhe aq i shpeshtë, në historinë e Champions. Në fakt, nata e parë e raundit të pestë është ngjitur në vendin e dytë, duke barazuar atë të luajtur më 21 tetor 2014, kur topat kishin kaluar vijën “fatale” po kaq herë, në tetë takime.
Sipas faqes së specializuar për statistika sportive “MisterChip”, rekordin në Ligën e Kampionëve e mban 1 tetori i vitit 1997, kur ishin shënuar 44 gola, por në 12 ndeshje, transmeton Klankosova.tv.
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...