Google ADS

Mbi 85 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në prezantimin e Mbappes tek Reali

16:17 | 14 Korrik 2024
D.H

Kylian Mbappe është transferuar gjatë kësaj tek Real Madridi si lojtarë i lirë.

Ai më në fund i tha “PO” madrilenëve pas shumë kërkesave dhe shumë bisedimeve, shkruan Arbresh.info.

Ditën e martë të javës së ardhshme ai do të prezantohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ka bërë të ditur Real Madridi.

Ai do të dal në stadium nga ora 12:00 në mesditë.

Teksa Fabrizio Romano ka bërë të ditur se mbi 85 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në stadium për të parë prezantimin e Mbappes tek gjigantët spanjoll.

Mbappe do të mbaj numrin tek Real Madridi.

Teksa lojë e tij e parë zyrtare do të jetë me 14 gusht ndaj Atalantës në Superkupën e Evropës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme