10-herë kampionët e Tahitit, AS Venus, ka bërë rreth 20 mijë milje udhëtim për një ndeshje në kuadër të Kupës së Francës e cila u luajt të shtunën, ku iu desh të ndërmirrnin një udhëtim rraskapitës për të arritur në shtëpi.
E veçanta e gjithë kësaj është se humbën me rezultat 2-0.
Skuadra nga Polinezia franceze – një grup ishujsh në Oqeanin Paqësor – ka pasur sukses në vend kohët e fundit dhe kjo do të thotë se ata u kualifikuan për Kupën e Francës, e cila përfshinë skuadra nga një sërë territoresh të huaja në Francë.
Në vitin 2020, JS Saint-Pierroise, një skuadër nga ishulli Reunion i Oqeanit Indian, bëri bujë kur arriti në raundin e 32-të të një kompeticioni në të cilin shumica e klubeve vijnë nga kontinenti, rreth 6000 milje larg.
Por, ky “rekord” morri fund, pasi AS Venus udhëtoi 10 mijë milje për t’u përballur me Trelissac, skuadër franceze e nivelit të katërt.
Para ndeshjes, trajneri i Venusit, Samuel Garcia i tha Konfederatës së Futbollit të Oqeanisë së ekipi i tij ishte “i lumtur që ishte në Francë”.
Fitorja do të kishte siguruar një barazim në shtëpi në raundin e tetë, por eleminimi i tyre do të thotë se ata tani do të duhet të kthehen në çështjet e brendshme dhe të përpiqen të mbrojnë titullin e tyre në “Coupe de Polynesie”, e cila u dha aty një vend në garën për “Kupën e Francës”./Arbresh.info
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...