Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë shumën në vlerë prej 9 mijë e 950 euro për edicionin e 13-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit për Senior “Adem Jashari”.
Mbështetja për Federatën e Boksit vjen në bazë të përcaktimeve programore të MKRS-së për avancimin, zhvillimin dhe masivizimin e sportit, si një fushë e interest të veçantë public.
Organizimi i Turneut Ndërkombëtar të Boksit është një ngjarje tradicionale që promovon sportin dhe Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Aneks memorandum i cili mundëson këtë përkrahje u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ndërsa në takim e pranishme ishte edhe zëvendës ministrja, Daulina Osmani./Arbresh.info
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka