Kupa e UEFA Conference League, për të cilën luftojnë të mërkurën Roma dhe Feyenoord ka mbërritur sot në Tiranë.
Ish-trajneri i kombëtares Lorik Cana, i shoqëruar nga presidenti i federatës shqiptare të Futbollit Armando Duka dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ekspozuar kupën në sheshin “Skënderbej”. Kupa do të qëndrojë për disa orë në shesh, për të gjithë dashamirësit e futbollit që duan të bëjnë një fotografi.
Cana i uroi mirë se ardhjen tifozëve të të dyja skaudrave.
“Mirë se keni ardhur në Tiranë, kryeqyteti i futbollit për ditën e sotme dhe të nesërme. Kemi kënaqësinë, krenarinë të prezantojmë trofeun e Conference League, jam shumë i sigurt që është me këmbë. Uroj të kënaqemi këto dy ditë, të festojmë dhe fitojmë më i mirë”, tha Cana.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj u shpreh se qyteti është përfshirë nga një valë organizimi për këtë festë të madhe dhe përmendi sërish tre fan zonat që do të presin tifozët që nuk kanë mundur të sigurojnë bileta. Ai kujtoi se Amfiteatri Veror i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në fan zone për tifozët e Romës dhe të Feyenoord, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të presë tifozë neutralë, në mënyrë që edhe ata ta shijojnë ndeshjen me po të njëjtën atmosferë si në stadium.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Tiranës për mikpritjen fantastike që u kanë bërë atyre që kanë ardhur nga larg. Përshëndesim të gjithë ata që kanë ardhur nga Roterdami dhe nga Roma, mirë se erdhët në Tiranën tone! Shpresoj të kaloni sa më mirë dhe sigurisht të fitojë më i miri në finale, por mbi të gjitha të kalojmë bukur. Me kalimin e kohës, kupat edhe i zë pluhuri, por kujtimet mbeten përgjithmonë. Ndaj, qëllimi i organizimit në Tiranë është që kujtimet t’i kemi përgjithmonë, pavarësisht se ku përfundon kupa”, tha Veliaj.
Ai u shpreh se kjo finale është dhe një mundësi për të ngritur lart imazhin e mirë të Tiranës dhe të vendit, në sytë e të gjithë botës.
“Në Tiranë do të vijnë edhe dy kryetarët e bashkive të Romës dhe të Roterdamit, do të dalim me një deklaratë të përbashkët për t’i treguar qytetarëve që vijnë nga Roma dhe Roterdami, se i respektojmë si miq, i respektojmë si të ftuar për të qenë pjesë e këtij gëzimi, por nga ana tjetër, duam që edhe ata të respektojnë Tiranën, që të lënë mënjanë zënkat, sigurisht emocionet janë të forta, por në finale duam që të ruhet qyteti, të ruhet edhe qetësia e vëllazëria që kultivon futbolli. Shpresoj shumë që ata që kanë ardhur për herë të parë në Tiranë vetëm si tifozë, të kthehen sërish si turistë, me miqtë dhe familjet e tyre. E vlerësoj shumë faktin që shumica e qytetarëve po udhëtojnë ose në këmbë ose me biçikleta. Çdo njeri që na ndihmon duke ulur pak trafikun, na ka bërë nder të jashtëzakonshëm. U jemi mirënjohës të gjithëve, që të dalim të nderuar nga kjo histori dhe Tirana jonë, imazhi i Shqipërisë dhe reputacioni i gjithë popullit tone, të shkojë lart e më lart”, theksoi Veliaj.
Tirana do të presë më 25 maj finalen e parë europiane, atë të Conference League.
Roma dhe Feyenoord do të përballen këtë të mërkurë në orën 21:00 në “Air Albania”, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane./TCh/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...