Mbappe zbulon se kishte “folur” me Realin para transferimit në PSG

16:20 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Kylian Mbappe ka zbuluar se ka zhvilluar bisedimet me Real Madridin para transferimit gjatë verës te Paris Saint Germaini.

Pasi dërgoi Monacon drejt titullit në Liga 1 në fund të sezonit 2016/17, Mbappe ngjalli interesim të madh te një numër i madh i klubeve në Evropë si Real Madridi, PSG dhe Barcelona, transmeton portali arbresh.info.

Adoleshenti francez, i cili shënoi 27 gola brenda të gjitha kompeticioneve sezonin e kaluar, në fund vendosi të transferohet te rivali i Monacos në Liga 1, Paris Saint Germaini, që fillimisht e huazoi atë para finalizimit të marrëveshjes për 166 milionë verën e ardhshme.

Mbappe, i cili tani është duke shijuar pushimin nga periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ka zbuluar se ishte në kontakt me gjigantin spanjoll para se të transferohej në Paris.

“Është e vërtetë që ne kemi folur, por mendoj se tani se kjo i përket të kaluarës për mua dhe për Real Madridin”, ka thënë Mbappe për gazetën spanjolle ‘Marca’, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi francez shpreson të fitoj ndaj skuadrës së Zinedine Zidanes kur të dy klubet të takohen në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Mbappe është përshtatur mirë në Paris Saint Germain qysh pas transferimit nga Stade Louis II dhe ka shënuar 12 gola brenda të gjitha kompeticioneve. Skuadra e Unai Emery aktualisht qëndron në krye me nëntë pikë parpa Monaco dhe Lyonit derisa janë në gjysmë të edicionit të Ligës 1./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme