Kylian Mbappe është njëri nga futbollistët më të kërkuar në tregun evropian.
Thierry Henry i ri, siç e quajnë futbollistin francez për shkak të karakteristikave të ngjashme me yllin legjendar të Francës dhe Arsenalit, muajve të fundit po luan në formë të mirë dhe është më meritori pse Monaco është hit në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.
Futbollisti i ri në 32 ndeshje shënoi 32 gola dhe asistoi në 11 gola në këtë sezon, ndërsa vetëm për një muaj e gjysmë ka shënuar 11 gola dhe ka pasur pesë asistime në vetëm 9 ndeshje.
Javën e kaluar Mbappe debutoi për kombëtaren franceze në ndeshjen kundër Luksemburgut, ndërsa mbrëmë luajti edhe në miqësoren, të cilën “gjelat” e humbën para shikuesve të vet kundër Spanjës 0:2.
Pas takimit ai ishte në “target” të gazetarëve të shumtë, të cilëve më pak u interesoi rezultati derisa më shumë dëshironin të dinin për planet e yllit të ri. Para disa ditësh Mbappe refuzoi Real Madridin, klub për të cilin anon, ndërsa “L’Equipe” zbuloi edhe arsyet se pse vendosi të mos kalojë në Madrid.
“Shkoj hap pas hapi. Tash jam në Monaco, ndërsa Reali është klub për lojtarët që janë në kulmin e karrierës. Unë ende nuk jam atje. Më duhet të qëndroj fort në tokë. Krejt çka dua është të luaj futboll, të fitoj dhe të marr trofe”, ka thënë talenti 18-vjeçar.
“Mua më shikon gjithmonë duke kërcyer”, Sara ngacmon Driloni...
Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit...
Rama publikon pamje nga Mali i Thatë: Destinacion i përkryer...
Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të kësaj partie: LDK-ja ...
Avokati: Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pac...
Të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi rus...