Futbollisti më i mirë në botë, Kylian Mbappe, vulosi fitoren e kampionit të botës Francës në stadiumin “Friends Arena” në Stockholm. Franca ka shënuar fitore me rezultat 1:0 kundër Suedisë, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së parë të grupit 3 të Ligës së Kombeve, Divizioni A.
Në minutën e 41-të, Mbappe e mashtroi mbrojtjen e suedezëve dhe nga një pozitë shumë e vështirë, si anash e nga afërsia me goditje të fortë e mposhti portierin Olsen. Në minutën e 90+5, Antoine Griezmann dështon nga penalltia për ta thelluar fitoren.
Mbappe ia siguron fitoren francezëve në hapje të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Portugalia kryeson me 3 pikë sa ka edhe Franca, ndërsa Suedia dhe Kroacia janë në kuotën e 0 pikëve.
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...