Paris Saint-Germaini po vazhdon me formën e mirë në Ligue 1, pasi ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi.
Skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier triumfoi sonte në udhëtim kundër Brestit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Francis-Le Ble” përfundoi me rezultatin 1:2.
Carlos Soler kaloi fillimisht parisienët në epërsi në minutën e 37-të, teksa vendasit barazuan shifrat pas gjashtë minutash përmes Franck Honorat.
Derisa ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, në skenë u shfaq Kylian Mbappe, i cili shënoi në minutën e 90-të pas një asistimi të Lionel Messit.
Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 66 pikë në krye të tabelës, tani 11 më shumë se Marseille, që ndeshjen e kësaj jave e luan nesër ndaj Strasbourgut.
Brest ndodhet në pozitën e 15-të me 23 pikë. /GE/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...