Ndjekja e Real Madrid për Kylian Mbappen nuk është një sekret tashmë. Në fakt, është mjaft e habitshme që transferimi nuk ka kaluar tashmë duke qenë se Paris Saint-Germain është jashtë UEFA Champions League.
Francezi do të bëhet lojtari i lirë në verë dhe mund të nënshkruajë një paramarrëveshje me ekipin e zgjedhur pa asnjë ndërhyrje nga PSG. Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se qëndrimi me veshjen franceze është ende një opsion.
Në një kthesë interesante, PSG njoftoi të enjten sponsorin e tyre të ri, markën e stilit të jetesës “GOAT”, dhe nuk përfshiu Mbappen në njoftimin e tyre.
Fotoja që shfaq “GOAT’ në mëngën e fanellës së PSG-së përfshin Lionel Messin, Neymar, Marco Verrati, Presnel Kimpembe dhe Achraf Hakimi duke qëndruar në një radhë kundër një sfondi të errët.
Si fytyra e gjeneratës së ardhshme në futboll dhe pretendent për titullin “GOAT”, Mbappe është një nga lojtarët më të tregtueshëm në botë për momentin.
Prandaj, nuk do të ishte e largët të sugjerohej se ky mund të jetë një aluzion për vendimin e Mbappes, i cili pritet të shpallet në fund të sezonit.
Madridi tashmë ka një propozim në tavolinë për Mbappe dhe është “i qetë” për transferimin e tij.
Barcelona, gjithashtu, u lidh për një kohë të shkurët me një lëvizje për të, por ato thashetheme e panë fytyrën e koshit mjaft shpejt pasi Joan Laporta hodhi poshtë çdo transferim “financiarisht të rrezikshëm” për verën.
Mbappe ka 20 gola dhe 14 asistime në ligë deri më tani këtë sezon dhe kryeson renditjen tabelare. Ai gjithashtu ka kontibuar në formën e gjashtë golave dhe katër asistimeve në Ligën e Kampionëve përpara se të eliminohej përfundimisht nga klubi i tij i ëndërrave, Real Madrid./Arbresh.info
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...