PSG mer fitoren e parë këtë sezon ndaj një kundërshtari që renditet në 4 vendet e para të klasifikimit, duke mposhtur pastër në shtëpi Olimpique Lyonin 4-2.
Në transfertën e javës së 30-të Pochettino shkonte pa Mauro Icardin e dëmtuar, me Neymarin në stol dhe Moise Kean dhe Kylian Mbappe në fushë. Në krahun tjetër, Rudi Garcia kërkon fitoren me kapitenin Memphis Depay në majën e sulmit.
Humbja e Lille vinte në pozita më kërkuese dy skuadrat, pasi fitorja e secilës prej tyre do të përkthehej me komandën e kampionatit. Kampionët në fuqi nuk u dhanë asnjë shans kundërshtarëve, teksa kaluan shumë shpejt në avantazh në minutën e 15-të me anë të Mbappesë.
Dominimi i miqve vazhdoi dhe Danilo Pereyran që shënoi golin e dytë pas një topi të ulur në mënyrë perfekte nga kapiteni Marquinhos. Në pjesën e dytë pritej reagimi i Lyonit, por në fakt ishte Di Maria që me realizimin e tij në minutën e 47-të i dha një goditje të rëndë psikologjike skuadrës së Garcias.
Pesë minuta më vonë ishte sërish Mbappe që shfrytëzoi një kundërsulm për të plotësuar pokerin në një mbrëmje që deri në këto çaste kishte një drejtim. Lyon provoi të reagonte dhe Islam Slimani shënoi golin e parë në minutën e 62-të, vetëm pesë minuta pasi kishte zënë vendin e kapitenit Depay.
Parisi u mjaftua me kontrollin e lojës ndërkohë që vendasit shënuan një tjetër gol në të 82-ën. Realizime që kishin vlera statistikore, pasi PSG mori tri pikët dhe kreun e klasifikimit në Ligue 1.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës