Mbappe shënon golin e parë në La Liga

23:05 | 1 Shtator 2024
D.H

Kylian Mbappe ka shënuar golin e tij të parë me Real Madridin në La Liga.

Goli i tij erdhi në minutën e 67-të të ndeshjes, shkruan Arbresh.info.

Real Madridi aktualisht është duke fituar 1-0 ndaj Real Betisit, në ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së katërt në La Liga.

Ky është goli i tij i dytë me fanellën e Realit në të gjitha kompeticionet, pas atij të shënuar në finalen e Superkupës së Evropës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme