Mbappe sapo ka shënuar një super gol me kokë nga një largësi prej më shumë se dhjetë metra

22:21 | 20 Gusht 2021
L G

Kylian Mbappe është futbollisti në qendër të këtij afati kalimtar, pas ardhjes së Lionel Messit të PSG.

Flitet shumë se ai ka kërkuar largimin nga PSG, por klubi parisien nuk e ka ndërmend ta lirojë, pasi ka edhe një vit kontratë.

Por Mbappe edhe përkundër kësaj, ai po vazhdon të luajë dhe të shkëlqejë me fanellën e PSG-së.

Ai në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Brest, ka shënuar gol të bukur me kokë, nga afër pikës së penalltisë.

Ky ishte goli i tij i parë sezonal, ndërsa aktualisht është lojtari kryesor në fushë pas mungesës së Le Messit dhe Neymarit, që ende nuk janë gati.

Pjesa e parë është mbyllur 2-1 në të mirë të PSG-së. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme