Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka zbuluar se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar janë idollet e tij.
Mbappe është duke shkëlqyer me “Parisienët” këtë sezon dhe gjatë këtij sezoni ka shënuar mbi 30 gola, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka thënë se ka shumë lojtarë që i pëlqen, por tre kryesorët janë Cristiano, Messi dhe Neymar.
“Kam shumë idoll, ishte Cristiano, që e doja shumë. Gjatë asaj kohe kisha Cristano-n dhe Messi-n”.
“Kam shansin të luaj pranë Neymar, të cilin e admiroja shumë sa isha i ri. Ka lojtarë që i admirojë shumë”.
“Kur ke shansin për të luajtur, duhet të inspirohesh nga më të mirët. Të gjithë kanë stilin e vet, por kanë arritur majën”, deklaroi ai.
Ndërsa i pyetur se cila është gola më e mirë që ka parë, Mbappe zgjodhi golin e Ronaldo-s gërshërë ndaj Gianluigi Buffon.
“Ronaldo kundër Gigi. Kisha shansin për të luajtur me Gigi-n dhe ai me foli për atë gjuajte dhe ndjenjën që kishte kur kjo gol legjendare ndodh. Pra, do zgjedh atë”, përfundoi ai.
Mbappe vazhdon të lidhet me kalimin te Real Madrid./arbresh.info.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë