Fituesi i Kampionatit Botëror, Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitje te Paris Saint Germaini para fillimit të sezonit të ri në Liga 1.
Mbappe ishte njëri nga yjet e Francës derisa “Blutë” triumfuan në “Rusia 2018”, duke shënuar katër gola brenda turneut, përfshirë një supergol nga 20 metra në finalen e fituar 4 me 2 kundër Kroacisë, transmeton portali arbresh.info.
19-vjeçari siguroi çmimin Lojtari i ri më i Mirë në Kampionatin Botëror pas paraqitjeve të shkëlqyera dhe tani është duke u përgatitur për sezonin 2018/19 me PSG-në.
Përveç Mbappes, Alphonse Areola dhe Presenel Kimpebe, të cilët ishin lojtarë të skuadrës te skuadra e Didier Deschmaps, u rikthyen të martën në stërvitje.
PSG fillon mbrojtjen e titullit në Liga 1 të dielën me ndeshjen kundër Caenit./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?