Kylian Mbappe ka refuzuar ofertën e “çmendur” të skuadrës arabe, Al-Hilal.
Skuadra arabe ofroi plotë 300 milionë euro për transferimin e yllit francez, ofertë kjo që është pranuar nga skuadra e Paris Saint-Germain, mirëpo sipas “L’Equipe”, këtë ofertë e ka refuzuar Mbappe dhe përfaqësuesit e tij.
Paris Saint-Germain vazhdon të synojë shitjen e francezit këtë verë, pasiqë kontrata e tij do të skadojë nga sezoni i ardhshëm dhe lojtari mund të largohet si lojtar i lirë.
Mbappe nuk do të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon më 30 qershor 2024. Megjithatë, besohet se ai dëshiron të mbetet në “Parc des Princes” deri në fund të kontratës së tij. /arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç