Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka refuzuar bisedimet për kontratën e re.
Sipas TF1’s Telefoot, francezi po dëshiron të pres deri në fund të sezonit pastaj të vendos për të ardhmen e tij.
Interesim shumë të madh po shfaq Real Madrid nën urdhrat e trajnerit Zinedine Zidane, transmeton portali arbresh.info.
Zidane ka pranuar se e pëlqen shumë lojtarin në fjalë dhe do të provojë ta transferojë verën e ardhshme.
Gjithashtu ish-presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev para disa javëve ka deklaruar se Mbappe do t’i bashkohet Realit në fund të sezonit.
Vlera e tij prek shifrën prej 222 milionë euro, derisa në garë është edhe Juventus.
Mbappe ka shënuar 70 gola në 100 ndeshje dhe sezonin e kaluar ka shënuar 32 gola duke pasur më së shumti gola në Ligue 1./arbresh.info.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj