Mbappe: Real Madridi do të pres për mua

14:34 | 28 Nëntor 2019
Arbresh Info

Ish-presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev ka pranuar se Reali ka treguar interesim për sulmuesin Kylian Mbappe gjatë kohës kur ishte në Monaco.

Reali vazhdon me interesimin e madh për francezin dhe sipas disa mediave spanjolle ata janë të gatshëm të paguajnë vlerën prej 400 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Vasilyev ka thënë se Mbappe ka pasur ofertë nga Reali, mirëpo nuk e ka pranuar për shkak se për të ka qenë shumë herët.

“Kur do të transferohet nuk e di, por duket e pashmangshme. Oferta nga Reali para se të transferohej në PSG ishte shumë interesante”, ka thënë fillimisht Vasilyev.

Ish-presidenti zbuloi gjithashtu bisedën me Mbappen, i cili i kishte thënë:

“Është shumë herët. Nuk kam luajtur më shumë se një vit në shtetin tim. Jam nga Parisi dhe nuk dua të largohem nga shteti. Dua të bëhem lojtar i mirë këtu. Reali do të pres për mua”

Francezi në ndeshjen e fundit për PSG luajti kundër “Los Blancos” në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndeshje në të cilën arriti të shënojë golin e parë për parisienët. /arbresh.info/

Të ngjashme