Mbappe, pjesë e skuadrës për ndeshjen e ardhshme të PSG-së

07:45 | 19 Gusht 2023
K.B

Paris Saint-Germain ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e radhës në kampionatin francez kundër Toulouse.

21 lojtarë janë grumbulluar nga trajneri Luis Enrique, ku ndër ta është edhe superylli, Kylian Mbappe.

PSG nuk e ftoi Mbappen në ndeshjen hapëse të sezonit të ri për shkak të dramës së kontratës së tij, por që kampioni francez tani ka ndërruar mendje.

Mbappe është pjesë e skuadrës së Enriques për ndeshjen ndaj Toulouse, por që vërehet mungesa e Marco Verrattit.

E ardhmja e mesfushorit italian ende mbetet e paqartë për shkak të interesimit serioz nga klubet e Arabisë Saudite.

Më poshtë mund ta gjeni listën prej 21 lojtarëve të PSG-së për ndeshjen kundër Toulouse./lakminet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme