Kylian Mbappe dha intervistën e parë si lojtar i Real Madrid për kanalin zyrtare Realmadrid Tv.
Ai fillimisht ka folur për transferimin e tij tek klubi që e ka ëndërruar si fëmijë, shkruan Arbresh.info.
“Kjo do të thotë shumë për mua. Për shumë vite, që kur isha fëmijë, e kam pasur këtë ëndërr të luaj për Real Madridin. Më pas ishte një qëllim, sepse kur isha profesionist gjithmonë kisha synimin të arrij këtu. Dhe tani kam një ëndërr tjetër: të jem kulmi i historisë së këtij klubi, më i miri në botë, dua të jap gjithçka për këtë fanellë dhe këtë stemë”, ka thënë fillimisht Mbappe.
Tutje ai ka folur për emocionet e tij të para si lojtari i Los Blancos.
“Është e pabesueshme. Hyrja këtu, në dhomën e klubit më të mirë në botë, është një kënaqësi dhe një nder për mua. Mezi pres të shoh të gjithë, lojtarët dhe të luaj me ta. I kam parë të gjitha ndeshjet me vëllezërit dhe miqtë e mi. I thashë vetes në kokën time se një ditë do të isha unë”, shtoi ai.
Për në fund ai foli edhe për presidentin madrilen ku gëzon respekt të madh për të.
“Florentino Perez? Ai është një person shumë i rëndësishëm për mua; që nga dita e parë që më besoi dhe më ndihmoi mua dhe familjen time. Kjo më shkon drejtpërdrejt në zemër. Do të bëj gjithçka, brenda dhe jashtë fushës, për ta bërë atë të lumtur. Ai është presidenti më i mirë në botë”, përfundoi francezi.
Mbappe në Real Madrid u transferua si lojtari i lirë dhe do të jetë pjesë e Los Blancos në pesë vitet e ardhshëm./Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...