Kylian Mbappe është në qendër të merkatos me sulmuesin që është në mes të një “luftë të ftohtë” me klubin aktual, Paris Saint-Germain. Francezët kërkojnë ta shesin këtë verë për të mos e humbur me parametër zero, ndërsa nga ana tjetër, Mbappe nuk e ka problem të qëndrojë edhe një tjetër sezon e më pas të transferohet në Madrid, te Reali.
Megjithatë, lojtari i kombëtares së Francës e ka marrë me shumë qetësi këtë situatë dhe së fundmi, kur të gjithë presin një reagim të tijin në lidhje me merkaton, Mbappe flet për Gianluigi Buffon. Legjenda italian u tërhoq nga futbolli dhe Mbappe që ndau një sezon me Buffon në Paris, shprehet se ka mësuar shumë nga 45-vjeçari.
“Për mua është një nder i madh që kisha mundësinë të takoja dhe që karriera ime të kryqëzohej me tënden. Buffon është një njeri i “artë” që më ka dhënë këshilla të vyera dhe që do t’i mbaj me vete për të gjithë jetën. I uroj Buffon shumë fat dhe mbi të gjitha i them Faleminderit”, shkruan 24-vjeçari./SS
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
“Unë nuk kam ardhur këtu për të vuajtur për dashuri”, Lela n...
Shqipëria pëson dy gola për 10 minuta
U nënshkrua Deklarata kundër dhunës ndaj grave në politikë n...