PSG ka shënuar fitore ndaj Clermont me rezultat 6-1 në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1.
Parisienët e nisën ndeshjen furishëm duke kaluar në epërsi që në start.
Neymar shënoi në minutën e 6-të për 1-0 pas një asistimi të Lionel Messit.
Në minutën e 19-të ishte Kylian Mbappe ai që shënoi, ndërsa sërish asistimi erdhe Messi (2-0).
Krejt çka bën vendasit ishte një gol në minutën e 42-të, kur Jason Berthomier asistoi te Jodel Dossou që shënoi për 2-1.
Pas një qetësie në lojë, PSG në 20 minutat e fundit arriti të shënojë edhe katër herë të tjera.
Neymar gjeti golin e dytë personal (3-1) në minutën e 71-të, ndërsa pas katër minutash njëjtë bëri edhe Mbappe për 4-1.
Në minutën e 80-të ishte Mbappe që kompletoi het-trikun me gola, ndërsa Messi me asistime për 5-1.
Krejt në fund ishte radha e Neymar ta kompletonte het-trikun për 6-1.
PSG është shumë afër titullit të kampionit, pasi tani ka 71 pikë, 15 më shumë se Marseille e dyta, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...