Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe beson se bashkëlojtari Neymar mund të fitojë Topin e Artë nëse fitojnë Ligën e Kampionëve.
Neymar nuk arriti të shënoi, por krijoi një asistim të mrekullueshëm për Di Maria dhe i ndihmoi skuadrës të kualifikohet në finale, transmeton portali arbresh.info.
Topi i Artë këtë vit është anuluar, mirëpo duke marrë parasysh se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë afër pensionimit, braziliani do jetë kandidati kryesor.
Francezi ka thënë vetëm gjëra pozitive për Neymar, ngase beson se ky i fundit në të ardhmen mund ta fitojë trofeun më të rëndësishëm individual.
“Ia dalim mjaftë mirë bashkë në fushë dhe jashtë fushës, pra mendoj që është e rëndësishme për skuadrën gjithashtu. Është kënaqësi të luash me një lojtar si Neymar”.
“Mendoj se Topi i Artë ende nuk është vendosur, por jam i sigurt se nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, ai do jetë në pozicion të fitojë trofeun”.
“Mendoj se është i destinuar të fitojë këto trofe. Shpresoj që ta fitojë sepse kjo nënkupton që kemi fituar Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.
PSG në finale do përballet me fituesin e ndeshjes Bayern Munich – Lyon, e cila zhvillohet sonte./arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...