Google ADS

Mbappe mund të zyrtarizohet nesër te Real Madrid

12:22 | 26 Gusht 2021
KRG

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është përfolur kohëve të fundit për një transfer drejt klubit spanjoll, Real Madrid.

“Los Blancos” ka ofruar një ofertë në vlerë 160 milionë euro por kjo është refuzuar nga parisienët më arsyetim  se kjo shumë është e pakët.

Andaj, Real Madrid thuhet se ka bërë gati ofertën e dytë e cila është me vlerë 200 milionë euro.

Sipas “RadioMarca”  ka mundësi që francezi nesër të zyrtarizohet te madrilenët.

22-vjeçari prej kohës ka bërë të ditur se dëshira e tij e fëmijërisë është të luaj për “mbretërit” në stadiumin e tyre, “Santiago Bernabeu”.

 

Kujtojmë që francezi ka refuzuar afërisht 6 oferta të ofruar nga Parisi për rinovimin e kontratës. /arbresh.info/

Të ngjashme