Ish-futbollisti i Monacos ka kontratë me parisienët deri në vitin 2022 dhe deri tash nuk ka pranuar ta vazhdojë atë. Interesim për të ka shfaqur Real Madridi
Kylian Mbappe mund të mbetet edhe një vit në Paris Saint-German, para se të transferohet në Real Madrid, shkruan Gazeta Express.
Kështu thotë ish-përfaqësuesi francez, Bacary Sagna, i cili beson se bashkëkombësi i tij e ka një mundësi reale për ta fituar Ligën e Kampionëve më PSG-në.
Mbappe vazhdimisht lidhet me një transferim të mundshëm në Madrid dhe flitet se Reali shpreson që ta arrijë një marrëveshje rekorde për 21 vjeçarin në fund të këtij sezoni.
Mirëpo, Sagna, i cili i ka zhvilluar 67 ndeshje me Francën në periudhën 2007 – 2016, beson se sulmuesi do të bënte më mirë që të presë edhe një vit tjetër para se të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.
Ish-futbollisti i Monacos ka kontratë me parisienët deri në vitin 2022 dhe deri tash nuk ka pranuar ta vazhdojë atë.
“Los Blancos” do ta kishin më të lehtë ta transferojnë atë në vitin 2021, plus me një shumë më të ulët parash.
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...
Lela me vallëzim të nxehtë, Driloni nga larg e shikon
Fenerbahçe e Mourinhos kthehet fuqishëm në garë për titull
Rama: Arkivi i Prishtinës po merr pamje tjetër
Çfarë po planifikojnë Vullneti dhe Arioni për këtë javë?