Mbappe mund të fitoj trofe me Realin në ndeshjen e parë zyrtare

09:15 | 4 Qershor 2024
D.H

Kylian Mbappe është transferuar tek Real Madridi pas bisedimeve të stërzgjatura.

Prezantimi i tij do të jetë pas Kampionatit Evropian pasi francezi do të jetë pjesë e kombëtares, shkruan Arbresh.info.

Teksa ndeshja e parë zyrtare e tij me Realin do të jetë finalja e Superkupës së Europës, ndaj Atalantas.

Kështu, Mbappe do të ketë mundësi që të fitoj trofe në ndeshjen e parë zyrtare që e luan me klubin që e deshi si fëmijë.

Këtë trofe francezi nuk e ka fituar asnjëherë dhe mund t’ia bëjë ‘sefte’ me klubin e tij.

Mbappe me Parisin fitoj gjithsej 16 trofe por nuk arriti asnjëherë që të fitoj një kompeticion evropian.

Ndeshja që Mbappe do të debutoj me fanellën e Los Blancos në ndeshje zyrtare është me datë 14 gusht./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme