Google ADS

Mbappe: Messi nuk u respektua në Francë

11:25 | 14 Qershor 2023
K.B

Një nga lojtarët më të përfolur në ditët e fundit është ylli i PSG, Kylian Mbappe, i cili krahas të ardhmes së tij foli edhe për Lionel Messi, shkruan Gazzetta Dello Sport.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit. Nuk është lajm i mirë kur dikush si Messi largohet. Nuk e kam kuptuar si disa njerëz u ndjenë mirë që ai shkoi. Nuk e mori respektin që e meritonte në Francë”, tha Mbappe.

Derisa Messi u largua në Amerikë tek Inter Miami, destinacioni i radhës i Mbappe sipas medieve evropiane do të jetë Real Madrid.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme