Kylian Mbappe i ka bërë thirrje, siç e ka quajtur, vëllait të vet Ousmane Dembele, të jetë i fortë dhe i ka ofruar mbështetje në betejën e tij me lëndimin afatgjatë, të cilin e pësoi të hënën në stërvitje.
Barcelona e mori goditje tjetër të rëndë, pasi testet mjekësore kanë konfirmuar se Ousmane Dembele ka pësuar lëndim serioz dhe si pasojë do ta humbë pjesën e mbetur të sezonit, raporton Gazeta Express.
Anësori francez mungonte që prej nëntorit për shkak të tërheqjes muskulore, por testet shtesë të martën në mëngjes kanë treguar se lëndimi i tij është shumë më i rëndë seç ishte menduar dhe Dembele nuk do të jetë në gjendje të luajë më në sezonin 2019/20.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Mbappe i shkroi mesazh motivues bashkëlojtarit të vet në Kombëtaren e Francës, të cilin e shpërndau në rrjetet sociale.
“Vëllai im, e di kjo është e tepërt për ju dhe po ashtu e padurueshme, por duhet të jesh i fortë, pavarësisht të gjithave”, shkroi Mbappe.
“Natyrisht, është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh, ama unë gjithmonë do të jem pranë teje për të të përkrahur dhe e di se do të rikthehesh dhe do të na mahnitesh”, shtoi ai.
Mon frère,
Je sais que pour toi ça doit faire beaucoup et que ça devient insoutenable, mais il faut que tu restes fort malgré tout.
Bien sûr c’est plus facile à dire qu’à faire mais moi je serai toujours là pour te soutenir et je sais que tu vas revenir nous épater ❤️ pic.twitter.com/BrVpX56hnl— Kylian Mbappé (@KMbappe) February 4, 2020
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...