Mbappe mbetet në Paris së paku deri në fund të sezonit

14:28 | 29 Dhjetor 2021
A. B.

Sulmuesi francez ka siguruar se nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë janarit

Kylian Mbappe do të qëndrojë në Paris Saint-Germain së paku deri në fund të sezonit.

Sulmuesi francez është objektiv i Real Madridit dhe spekulohej se ai mund t’i bashkohet klubit spanjoll qysh në janar.

Flitej se PSG-ja mund ta shesë lojtarin muajin tjetër, për të mos e humbur pa para verën tjetër.

Kjo pasi kampioni i botës me Francën ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Monacos ka konfirmuar se nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Gjithashtu, ai shpreson që ta fitojë Ligën e Kampionëve me klubin francez.

Nëse nuk e vazhdon kontratën me parisienët, 23 vjeçari mund të transferohet në Madrid gjatë verës që vjen.

PSG-ja nga ana e saj po e bën të pamundurën që ta bindë atë që ta vazhdojë kontratën. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme