Kylian Mbappe duket se nuk ka hequr dorë nga ëndra e tij për të luajtur te Real Madridi.
Ylli francez, refuzoi një mundësi për të kaluar te Reali gjatë verës së kaluar, duke pranuar rinovimin e kontratës me PSG.
Megjithatë, duket se ai ka plane sa i përket të ardhmes, Mbappe nuk ka mbyllur mundësinë që t’i bashkohet ‘Los Blancos’.
“S’mund ta dini kurrë se çfarë do të ndodh”, ka thënë Mbappe për ‘NY Times’.
“Ndonëse s’kam qenë kurrë aty, por ndihet sikur shtëpia ime është aty, apo diçka e tillë”, shtoi tutje francezi.
Kujtojmë se Mbappe ishte dëshira e madhe e Florentino Perez, lojtari kishte një marrëveshje në parim, por shkeli gjithçka për të firmosur me PSG, kur pothuajse mungonte vetëm nënshkrimi, francezi zgjodhi ta rinovonte kontratën me PSG. /arbresh.info/
Ismaili takoi Guvernatorin e Bankës së Italisë, diskutuan pë...
Zhegrova e David në ballinën e gazetës së famshme franceze L...
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Mazllum Br...
Nisin takimet në Bruksel, Lajçaku e pret Petkoviqin
Osmani: Kushtetuta jonë është tejet unike
Caka-Nimani: Gjykatat Kushtetuese janë ballafaquar me reform...