Google ADS

Mbappe kërkon përforcime në skuadër: Duhet të blejmë lojtarë të tjerë

17:02 | 6 Shtator 2020
Arbresh Info

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe shpreson që klubi të vazhdojë me përforcime.

PSG-ja arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve edicionin e kaluar, aty ku u mposhtë nga gjiganti gjerman, Bayern Munich, transmeton portali arbresh.info.

Francezi mendon se për të fituar këtë garë duhet të bëjnë disa transferime të mira dhe shpreson që skuadra t’i realizojë.

“Duhet ta menaxhojmë. Është e vështirë, por është realiteti. Është rezultat zhgënjyes, por kjo është puna, nuk mund të kemi ndjenja”.

“PSG është rritur me këtë finale. Më herët arritëm vetëm deri në çerekfinale, por e kemi kaluar. Shumë skuadra e kanë humbur finalen dhe e kanë fituar vitin e ardhshëm. Duhet të bëjmë transferime të reja, duhet blejmë lojtarë të rinj. Shpresoj që do kemi përforcime”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse do transferojë ndonjë lojtarë të ri gjatë kësaj vere skuadra e Thomas Tuchel-it./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme