Google ADS

Mbappe: Ishte e frikshme kur presidenti tha: Ai nuk do largohet kurrë falas

19:08 | 4 Tetor 2021
KRG

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka folur për verën e kaluar, kur dështoi t’i bashkohet Real Madridit.

Francezi u kërkua me ngulm nga gjiganti spanjoll, ndërsa kërkoi largimin gjatë korrikut.

Sidoqoftë, PSG nuk e lejoi të largohej, ndërsa për RMC Sport, Mbappe tha se ishte i shokuar kur presidenti Nasser Al-Khelaifi tha se nuk do e lejonte të largohet falas.

“Është e frikshme kur presidenti yt thotë ‘Ai asnjëherë nuk do largohet falas’. Kur e dëgjova, isha i shokuar. Mendoja ‘Çfarë do ndodh tani”, deklaroi ai.

Ndërkohë, pas pak orëve pritet të publikohet intervista e plotë ku do flet edhe për shumë çështje tjera.

Të ngjashme