Kylian Mbappe ka emëruar bashkëlojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur, por aty nuk kishte hapësirë për ndonjërin nga kolegët e tij tek Real Madridi.
26-vjeçari bëri kalimin nga PSG-ja në Madrid pasi kontrata e tij me gjigantin francez skadoi në fund të sezonit 2023/2024.
Fituesi i Kupës së Botës 2018 pati një fillim të luhatshëm të karrierës me ‘Los Blancos’, teksa nëse marrim parasysh statistikat ai ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje zyrtare.
Ani pse Mbappe është ndoshta lojtari më i famshëm në ekipin e Carlo Ancelottit, ai është i shoqëruar nga mesfushori legjendar Luka Modric, ylli anglez Jude Bellingham dhe Vinicius Jr.
Por pavarësisht aftësive të tyre të jashtëzakonshme në fushë, arritjet e tyre nuk ishin të mjaftueshme që Mbappe t’i përfshijë në listën e bashkëlojtarëve më të mirë.
Mbappe pranoi se ai do të donte të ndante dhomën e zhveshjes me ish-legjendën e Real Madridit dhe pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.
“Unë kam luajtur me lojtarë të mëdhenj: Lionel Messi, Neymar, Griezmann, Pogba, Benzema”, ka thënë Mbappe për beIN Sports.
“Do të ishte kënaqësi të luaja me Cristiano Ronaldon, do të jetë tepër e vështirë tani, por unë isha me fat që kam luajtur ndaj tij, një legjendë e sportit”, përfundoi ai./Telegrafi/
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja